Përbërësit:
250 gr biskota me çokollatë
100 gr gjalpë
1+1/2 filxhan me gjalpë kikiriku
300 gr krem djathi (maskarpone)
1/2 filxhan me sheqer
100 gr pana
Për pjesën sipër:
3 lugë çokollatë të shkrirë
3 lugë gjalpë kikiriku
Përgatitja:
Marrim biskotat me çokollatë dhe i shtypim ose i grijmë me grirësin elektrik. Më pas i shtojmë dhe gjalpin e shkrirë. I trazojmë mirë bashkë.
Në një tavë të rrumbullakët shtrojmë letër kuzhine dhe hedhim në të masën e përgatitur. E shtypim mirë me dorë ose me lugë. Vendosim tavën në frigorifer përreth gjysmë ore.
Ndërkohë, në një enë qelqi hedhim maskarponen, sheqerin dhe 1 filxhan gjalpë e kikirikut. Fillojmë ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Në një enë tjetër hedhim panën, e rrahim me rrahësin elektrik derisa të fryhet.
Bashkojmë panën e rrahur me përbërësit e enës tjetër. Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë nga poshtë lart në mënyrë që masa të mos shfryhet.
Marrim tavën nga frigoriferi dhe hedhim sipër masën e përgatitur. E nivelojmë mirë e me kujdes me lugë. Sipër e lyejmë të gjithë tortën me një shtresë gjalpë kikiriku,(1/2 e filxhanit që na ka mbetur).
Vendosim tortën në frigorifer për disa orë.
Në momentin që do ta shërbejmë nxjerrim tortën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër çokollatën e shkrirë dhe me ndihmën e një xhepi pastiçier bëjmë edhe disa vija me çokollatë të ndërthurura së bashku me disa vija me gjalpë kikiriku. Torta është gati për tu servirur./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.