Përbërësit:
- 1 lugë e mesme pluhur pjekurinash
- 1 lugë gjelle kafe instante
- 175 gr gjalpë
- 175 gr sheqer i kaftë
- 175 gr miell
- 3 vezë
- 50 gr arra të grimcuara
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Për fillin:
- 100 gr gjalpë
- 150 gr sheqer pluhur
- 1 lugë gjelle kafe instante
- 200 ml ajkë e ëmbël.
Përgatitja:
Përzini mirë gjalpën me sheqerin, ekstraktin e vaniljes dhe pluhurin për pjekje në një enë. Rrihni vezët dhe shtoni ngadalë tek masa. Shtoni edhe miellin. Shkrini një lugë gjelle kafe në 10 ml ujë të ngrohtë dhe pastaj shtojani masës me arra.
Transferoni masën në dy enë për pjekje të lyer me gjalpë dhe me miell. Mielli e parandalon ngjitjen. Piqni për 25 minuta në furrë.
Për fillin: përzini mirë sheqerin pluhur dhe gjalpën në një enë. Tretni një lugë kafe në dy lugë gjelle ujë të ngrohtë dhe shtojani gjalpës. Përdorni 1/3 e masës për të mbuluar një nga tortat dhe me pjesën tjetër mbuloni të gjithë tortën. Rrihni ajkën e ëmbël deri sa të fitojmë shllag dhe dekoroni me arrat e mbetura.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.