Torte me Kore të Gatshme

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1 paketim kore të gatshme për torte
1l qumësht
100 gr nisheste
4 lugë sheqer
100 gr çokollatë të bardhe
250 gr margarinë
150 gr sheqer pluhur

Glazura:
200 gr çokollatë
5 lugë qumësht
5 lugë sheqer
150 gr margarinë

Përgatitja:
Nga një litër qumësht largohet një gotë qumësht dhe në të tretet nishestja dhe sheqeri. Në pjesën tjetër të qumështit e coptojmë çokollatën e bardhë dhe e lëmë të shkrihet çokollata dhe të vlojë dhe në atë masë e qesim nishesten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos bëhet kokrriza deri sa të trashet masa. Pastaj e përziejmë margarinen në temperaturë dhome me sheqer pluhur derisa të bëhet i njëtrajtshëm dhe e përziejmë me qumështin e vluar. Pastaj e bëjmë glazuren duke shkrirë çokollaten e zezë me 5 lugë qumësht dhe 5 lugë sheqer dhe 150 gr margarinë. Pastaj mirret një kore dhe lyhet së pari me çokollatë të zezë dhe pastaj me kremin me çokollatë të bardhë dhe kështu prapë peta tjeter dhe kështu derisa të hargjohen petët dhe lihet të ftohet dhe pritet në katrorka./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKrostatë me Fruta
Artikulli tjetërMuffins me Çokollatë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu