Torte me Kos dhe me Luleshtrydhe

spot_imgspot_img

Përbërësit:
200gr miell
100gr sheqer
200gr kos te bardhe te trashe e kremoz (ose kos me luleshtrydhe)
200gr luleshtrydhe
3 veze
1 luge gjalp
1 bustine pluhur pjekes
lekuren e 1 limoni
pak kripe

Përgatitja:
Lajme dhe presim pergjysme luleshtrydhet duke i ndare ne dy pjese: njeren pjese do t’ia shtojme brumit te tortes, ndersa me pjesen tjeter do te kryejme zbukurimin e saj ne fund.
Ne nje ene te thelle vendosim sheqerin, shtojme vezet nje nga nje dhe duke i perziere te gjitha me luge druri shtojme pak nga pak miellin, pluhurin pjekes, kosin e bardhe (ose me luleshtrydhe), lekuren e grire te limonit dhe pak kripe. Se fundi, shtojme dhe luleshtrydhet e prera ne copa te vogla duke vazhduar perzierjen derisa te formohet nje mase homogjene.
Lyejme me pak gjalp dhe miell nje stampe te rrumbullaket per torta (nese e pregatisim kete torte per festen e Shen Valentinit, mund te perdorim edhe nje stampe ne forme zemre) dhe hedhim ne te brumin e perftuar. E vendosim torten per tu pjekur ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta (bejme proven e pirunit). Kur embelsira te jete gati, e leme te ftohet pak caste, e heqim nga stampa dhe siperfaqen e saj e lyejme me pak kos duke e zbukuruar me pjesen e mbetur te luleshtrydheve te prera ne feta. Per nje variant me pak te lehte, por me te shijshem, ne vend te kosit, e lyejme siperfaqen me pana per embelsira.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPingjire
Artikulli tjetërShkumë me Çokollatë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu