Tortë me Lajthi dhe Kokos

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1.5 l qumësht, 6 puding vanilje, 500gr margarinë, 500gr sheqer pluhur, 300gr biskota të bluara, 300gr lajthia te pjekura dhe te bluara(mundet edhe arra te bluara), 300gr kokos, 2 qese Krem pana, 50gr çokollatë për zierje.

Përgatitja:
Nga qumeshti ndajme 200 ml qumesht te ftohet kurse pjesne tjeter e veme te vloje.

Ne qumeshtin qe vlon shtojme pudingat e tretura ne qumeshtin e ftohet dhe perziejm derisa te trashet pudinga.

Margarinen e mbajtur ne temperature ambienti e perzijme me sheqerin pluhur derisa te behet mase kremoze dhe perzijmeme pudingen e ftohur tashme.

Kremin e pudiges e ndajme ne tri ene vecmas.

Ne njeren pjese shtojme biskotat e bluara dhe perzijme derisa te perzihen mire perberist.

Masen e shtojme ne kallep dhe rrafshojme mire,leme te ftohet ne frigorifer.

Ne enen e dure qesim lajthite e bluara ose arrat dhe perzijme mire.

Massen me lajthite e qesim mbi shtresen me biskota dhe rrafshojme.

Pastaj ne enen e trete qesim kokosin dhe perzijme mire.

Masen me kokosin e qesim siper shtreses me lajthite dhe rrafshojme mire.

Perzijme krem panen sipas udhezimet ne qeske dhe dekrorojme embelsiren,duke shtuar dhe cokollate te grire ne rende persiper per dekor.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakMonte e Shpejtë
Artikulli tjetërTortë me Petë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu