Perbersit:
Për petën:
1 1/2 gotë miell
1/2 gotë sheqer pluhur
120 gr gjalpë të zbutur
Për mbushjen:
2 vezë
1/2 gotë sheqer
2 limona
pak kripë
2 lugë gjelle miell.
Pergatitja:
Miellin, sheqerin pluhur dhe gjalpën e zbutur i përziejmë mirë me dorë.
Masën e fituar e hedhim në tepsi dhe e fusim në furrë të parangrohur në 160 gradë për 15 min.
Ndërkohë përgatisim mbushjen.
Hedhim të gjithë përbërësit e lartcekur në një enë dhe i tundim me tel dore.
Masën e fituar ia hedhim sipër petës së pjekur të tortes dhe e rikthejmë sërish në furrë edhe për 20 minuta të tjera.
Pas pjekjes e lëmë të ftohet, e prejmë në format e dëshiruara, e spërkasim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.