Perbersit:
3 vezë
1 gotë pluhur sheqer
1 gotë bollgur
1 gotë miell
1 gotë vaj vegjetal
1 gotë mak
1 Pluhur pjekje
PËR SHERBET
2 gota ujë
1,5 gota sheqer.
Pergatitja:
Vezët dhe sheqerin i derdhni në një enë, e përzieni me mikser.
Pastaj ia shtojmë përbërësit e tjerë, enën e pjekjës e lyejmë me vaj, në të e derdhim glazurën e përgatitur.
Tortën e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 170 gradë celsius.
Gjatë pjekjës së tortës e përgatisim sherbetin, në një tenxhere e derdhim ujin dhe sheqerin.
Tenxherën e vëmë në zjarr mesatar për përzierje rreth 4-5 minuta.
Tortën e lëni pak të ftohet, pas ftohjës ia derdhni sherbetin e ftohtë.
1 gotë të çajit qumësht e derdhni në një enë dhe e përzieni me krem shllag, krem shllagun e trashur ia derdhni tortës përmbi.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.