Përbërësit:
- 500 gr paketim kore të gatshme për torte,
- 3 vezë,
- 200 gr sheqer,
- 400 ml jogurt,
- 150 gr bollgur,
- 200 ml vaj vegjetal,
- 2 sheqer vanilje,
- 1 Pluhur pjekje,
- 500 gr mjedra.
Hapat
Tunden vezët me sheqer dhe sheqer vaniljën, pastaj ia shtojmë bollgurin me pluhurin për pjekje, vajin dhe jogurtin.
Me këtë masë i lyejmë katër petë duke i vendosur njërën përmbi tjetrën kurse petën e parë nuk e lyejmë por vetëm i vendosim mjedrat përmbi.
Në fund e rrotullojmë duke ia dhënë formën e rollatës dhe piqet në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 40 minuta.
Pasi të jetë pjekur dhe ftohur pluhurose me sheqer pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.