Përbërësit:
4 vezë, 4 luge sheqer, 5 luge miell, 2 luge ujë, 50 ml vaj, 1 luge kakao, 1 pluhur për pjekje, 250 ml nesskafe e tretur ose qumësht çokollatë, 4 te verdha te vezes, 4 luge sheqer, 300 ml qumësht, 5 luge miell, 100 gr margarinë, 3 luge sheqer pluhur, 2 sheqer vanilje, 4 të bardha të vesë, 7 luge sheqer, 4 luge ujë, 100 gr çokollatë, 3 luge vaj.
Përgatitja:
Perzijme te verdhat e vezes me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri.
Shtojme ujin,vajin,miellin e perzier me pluhurin per pjekje dhe kakaon.
Te bardhat i tundim ne shkume te forte dhe me pas i shtojme tek masa me te verdhat dhe perziejme tanim me luge ngadale.
Masen e qesim ne kallep 20×30 te lyer dhe permillur dhe pjekim ne 180 grade per 25 minuta.
Pas pjekjes pandispanjen e prejm horizontalsht ne dy shtresa.
Per kremin perzijme te verdhat e vezes me sheqerin,sheqerin e vaniljes,miellin dhe pak qumesht te ftohet,kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje.
Pastaj shtojme masen etretur ne qumeshtin e vale dhe perziejme derisa te trashet kremi.
Perzijme margarinen e mbajtur ne temperature ambienti me sheqerin pluhur dhe pasi te behet mase kremoze e shtojme tek krema e ftohur teresisht duke perzier mire me mixer derisa te homogjenizohet kremi.
Secilen nga shtresat e pandispanjes i njomim me nga 125 ml neskafe te tretur ose qumesht cokollate.
Ne nje tabaka shtrojme njeren shtrese te pandispanjes,pastaj tere kremin e vedhe te zier dhe te ftohur,pastaj prap shtresen tjeter te pandispanjes.
Ne nje ene tundim 4 te bardhat e vezes ne shkume te forte.
Perzijme sheqerin me ujin dhe ziejm shkurte derisa te shkrihet sheqeri,dhe me pas kete sherbet te dendur e shtojme ne shkumen e forte nga te bardhat e vezes duke perzier vazhdimisht ne shpejtesin maximale dhe duke vene sherbbetin drejt mbi telat e mixerit(pra sikurse per shampiten).
Shkumen nga te bardhat e vezes e shtojme mbi shtresen e pandispanjes se dyte.
Ne fund shkrijme cokollaten me vajin dhe qesim persiper ngadale per glazure.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.