Torte me Nutella

spot_imgspot_img

Përbërësit:
250 g margarinë ose gjalp
250 g sheqer
5 vezë
pak kripë
1 pako pluhur pjekes (Bakin Powder)
500 g miell
250 ml qumësht
200 g eurokrem (Nutella)
1 luge e madhe kakao pluhur

Përgatitja:
Margarinën dhe sheqerin i rrahim deri sa te shkumzojnë duke ua shtuar nje nga nje vezet. Hedhim pak kripe dhe shtojme miellin e perzier me pare me pluhurin pjekes po ashtu edhe qumeshtin duke vazhduar perzierjen. Masen e ndajme ne dy gjysma. E lyejme tepsine ne forme rrethi me vaj dhe e fusim gjysmen e mases.
(ne mungese te tepsies per forme natyrisht mund te perdorni cfardo tepsie). Gjysmen e mases se mbetur e perziejme me nutellen dhe kakaon dhe e hedhim siper ne te njejten tepsi. Me nje pirun e perziejme ne menyre spirale per t’u bere laramane kur te piqet.
Ne furren e parangrohur 175 C e pjekim afersisht 45min deri ne 1 orë. Para servirjes i hedhim sheqer pluhur sipas deshires.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTiramisu e Zezë
Artikulli tjetërGalani Veneciane

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu