Përbërësit:
3 vezë
100gr miell gruri
50gr miell gruri integral
50gr miell misri (I imët)
100gr pure spinaqi
40ml vaj misri
Kripë
Qumësht ( rreth 500ml)
500gr gjizë
4 vezë
Sipas dëshirës ajkë
kripë
Përgatitja:
Së pari në një enë skuqim (ose ziejmë) spinaqin për 2min, më pas e bulajmë derisa sa ta merr formën e pures.
Në anën tjetër marim një enë ku tundim vezët me vaj, puren e spinaqit dhe shtojmë të gjitha millrat I përziejm mire duke ia shtuar edhe qumështin gradualisht. Brumi I gatuar duhet të qëndrojë 10-15min, më pas skuqim palpetat (palaqinkat) një nga një.
Në anën tjetër në një enë shtojmë vezët I tundim pak dhe me pas ia shtojmë gjizën dhe ajkën.
Marim tespsin e cila duhet të jetë me madhësi sa palpetat në fund të tepsis e vendosim letër të kuzhinës ose e lyejmë me gjalp dhe vendosim një palpeta e lyejmë me pak nga kremi I formuar nga vezët, gjiza, ajka dhe në këtë mënyrë vazhdojmë deri në fund. Papeta e fundit lyhet me krem më pas shtojmë sipas dëshirës pak susam përmbi dhe piqet ne 200°C për rreth 20min.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.