Përbërësit për pandispanjën:
4 Veze,
3 Gota te qajit sheqer,
1 Gote qaji uje te thjesht,
1 Gote qaji vaj,
3 Luge gjelle kakao,
3 Gota qaji miell,
1 Pako sheqer vanille,
1 Pako pecive.
Përbërësit për pudingun:
800-900 ml Qumesht,
2 Pako pluhur pudinge me shije vanille,
4 Luge gjelle sheqer.
Perberesit per kremin me qershia:
680 ml Kompot qershiave,
2 Tortenguss ose 25 gr niseshte.
Përbërës shtesë:
Nje gote qumeshte,
Kokos,
10-150 gr Margarine.
Përgatitja:
Marrim nje tepsi te rrumbullaket qe ju largohet rrethi.Rrahim se pari vezet pastaj shtojme sheqerin si dhe vajin e ujin. Pastaj kakaon dhe perbersite e tjere te mbetur ia shtojm kremit nga vezet.Te piqet ne temperatur 180 Grad. Pasi te jete pjekur ashtu te nxeht ia derdhim ne gjithe siperfaqen e pandispanjes nje gote uji qumesht. Pastaj e lem te ftohet torta. Kullojme qershiat ndersa lengun e tyre e qesim ne tenxhere e perzime me niseshten duke ia shtuar edhe 100 ml uje. E vendosim mbi zjarre te vloje (te perzihet vazhdimisht masa,)deri sa te trashet masa pastaj ia shtojme edhe qershiat dhe e largojme nga zjarri (nese nuk eshte trashur akoma treteni edhe pak niseshte me uje pastaj hedheni ne tenxhere dhe perzini vazhdimisht kremin). E lem pak te ftohet pastaj e hedhim siper pandispanjes duke e mbuluar tere siperfaqen e saj. E vendosim ne frigorifer per pak minuta deri sa te forcohet kremi. Pudingun e pergadisim me perberesit e larteshenuar sipas udhezimeve qe shenojne ne pako pastaj e largojme nga zjarri dhe ia shtojme 100-150 gr margarine dhe e rrahim me mikser deri sa te shkrihet margarini. Pudingu duhet te jete i trashe. Pasi te ftohet pak e hedhim siper kremit me qershia. E dekorojme siper me kokos. Pasi te ftohet torta mire atehere ju largohet rrethi.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.