Përbërësit:
- 2 copë vezë
- 2 gota sheqer
- 2 sheqer vanilje
- 1 gotë me ujë të thjeshtë
- 1 gotë ujë i gazuar
- Gjysma gotë vaj
- 2 gota miell
- 2 gota grizë
- 1 lugë çaji të plotë sode buke
- 5 lugë të plotë reçel kajsi, ose sipas dëshirës
- 400 g qershi, pak të shtrydhur nga lëngu
Për dekorim:
Shllag ose sheqer pluhur
Përgatitja:
Në fillim të përgatitjes, ndizni furrën të nxehet në 200 gradë. Lyejmë një fletë pjekje të mesme me pak vaj ose margarinë dhe spërkatim me pak miell.
Më pas së pari në një enë rrihni vezët me sheqerin dhe vaniljen me tel kuzhine
Pastaj shtoni përbërësit e tjerë në rregull dhe përgatisni imët përzierjen.
Në fund të fundit, duhet të shtoni reçelin dhe qershit të cilat janë shtrydhur pak nga lëngu.
Kur torta të ftohet, spërkatni me sheqer pluhur, ose dekorojeni me krem të rrahur.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.