Përbërësit:
4 vezë,
200 gr. sheqer,
1 vanillë sheqer,
200 gr. qokollatë për ëmbëlsirë,
180 gr. gjalpë,
250 gr. miell,
1 pecivë (pluhur për pjekurina),
2 lugë të supës xhem,
2 lugë të supës kokos.
Përgatitja:
Së pari i rrahim vezët me sheqer dhe vanillë sheqer deri sa masa të dyfishohet.
Qokollatën dhe gjalpin e shkrijm në banjomari (mbi avull). Dhe e lojm që të ftohet pak.
Masën e qokollatës ja shtojm vezëve dhe përziejm ngadalë.
Tani kësaj masës ja shtojm miellin dhe pecivën e përziejm ngadalë me lugë jo me mikser deri sa masa të bëhet homogjene.
Këtë e qesim në tepsi të lyer me vaj dhe të përmillur.
Pjekim në temperaturë 180 gradë celsius.
( furra duhet me qenë e nxeht para se ta fusim tortën të piqet).
Kur ta largojm nga furra sa është e nxeht e lyejm me xhem dhe ja qesim përsipër kokosin nëse kemi edhe arra të bluara.
(Shërbehet e ftoht).
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.