Përbërësit:
6 të bardha të vezëve
1 gotë sheqer(gotë me masën 2dcl)
1/2 e asaj gote me vaj
1 gotë miell
1 vanill sheqer
100 gr pemë të thata të përziera
1/5 qokoladës së kuzhines(2 rende)
1 lugë çaji pluhur për pjekurina
Përgatitja:
Të bardhat e vezëve i rrahim me mikser pak,i shtojmë sheqerin dhe vanill sheqerin dhe përsëri i rrahim deri të bëhen shkumë e fortë.
Pastaj e shtojmë miellin dhe vajin dhe ne fund frutat e thata dhe qokoladën e coptuar në katrorë të vegjël.Lyejmë tepsinë me yndyrë pastaj me miell dhe e qesim masën e përgatitur.E pjekim 40 minuta në temperaturë 180*C.
Fruta të thata mund të jenë pemë të ndryshme të thara,apo edhe lejthi ,bajame,rrush i terur etj / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.