Tortë me Toptha Kakao

spot_imgspot_img

Përbërësit:
6 vezë, 100gr sheqer, 30gr arra te bluara, 30gr miell, ½ pluhur për pjekje.

Kremi:
1 liter qumësht, 3 puding vanilje, 3 luge miell, 250gr sheqer, 250gr margarin.

Topthat e kakaos:
200gr biskota te bluara, 200gr arra te bluara, 100ml lëng portokalli, 20gr kakao, 100gr margarin.

Glazura:
100gr çokollatë, 200ml ajkë e embel(hoplla per embelsira).

Përgatitja:
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezes.

Perzijme te bardhat e vezes ne shkume te forte me sheqerin.

Shtojme te verdhat nje nga nje,arrat e bluara,miellin e perzier me pluhurin per pjekje

Masen e perziejme mire dhe qesim ne kallep te mbuluar ma leter per pjekje 28cm.

Pjekim ne 160 grade per 50 minuta.

Pasi te ftohet pandispanja e presim ne dy shtresa horizontalisht. (Qe mos te ngrihet vetem mesi i pandispanjes, letren e qesim vetem ne fund kurse pjeset anesore nuk i lyejme dhe nuk i mbulojme me leter per pjekje, keshille per te gjitha pandispanjat).

Per kremin ndajm pak qumesht te ftohet, tretim pluhurin e pudinges te perzier me miellin, kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje me sheqerin.

Kur qumeshti vlon shtojme pudingat e tretura dhe perzijme derisa te trashet pudinga.

Pasi te ftohet, shtojme margarinene e rrahur ne mase kremoze, perzijme derisa te homogjenizohet kremi.

Per topthat me kakao, perziejme margarinene e shkrire,lengune portokallit, biskotat e bluara, arrat e bluara dhe kakaon.

Te gjitha keto i perzijme mire dhe foromje toptha ne madhesi te arres.

Ne tabaka qesim nje shtrese pandispanje, nje shtrese kremi nga pudinga, topthat me kakao, prap kremi me pudingen, dhe rrafshojm mire.

Ne fund shtojme glazuren me cokollaten e shkrire me ajken e embel (ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje dhe shtojme cokollaten, perzijme derisa te shkrihet cokolllata).


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakLlokuma të Pallatit
Artikulli tjetërSarme të Sulltanit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu