Perbersit:
5 vezë
125 gr sheqer
125 gr miell
50 gr cokollatë gatimi
30 gr gjalpë
3 lugë vaj
400 gr vishnje
200 gr sheqer
2 dcl ujë
30 gr niseshte
500 ml pana ëmbëlsirash
kanellë.
Pergatitja:
Të bardhat e vezëve i miksojmë vazhdimisht duke e shtuar ngadalë edhe sheqerin.
Cokollatën dhe gjalpën i shkrijmë në avull dhe masën ia shtojmë pastaj të bardhave të vezëve.
Në fund shtojmë miellin dhe i përziejmë ngadalë të gjitha me mikser.
Brumin e përgatitur e hedhim në tavën e rrumbullakët të lyer me vaj e të spërkatur me pak miell. E pjekim për 20 minuta në 200 gradë.
Vishnjet, ujin dhe sheqerin i bëjmë bashkë në një enë, më pastaj i hedhim në blender dhe i bluajmë.
Masën e hedhim pastaj në një tenxhere, ia shtojmë niseshten dhe e ziejmë në temperaturë të ulët derisa të trashet. Në fund shtojmë edhe kanellën dhe fillin e lëmë të ftohet.
Panan e miksojmë vecmas (e lëmë pak për dekorimin e tortes) dhe e bashkojmë me fillin e vishnjes. Fillin më pas ia hedhim pandispanjës së pjekur dhe e vendosim në frigorifer që të forcohet.
Para servimit, zbukurohet me pana të rrahur me mikser ose sipas dëshirës.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.