Torte Mimoza

spot_imgspot_img

Përbërësit për pandispanjen:
5 veze
25g niseshte
100g miell
125gr sheqer
esence vanilje

Per kremin:
1/2l qumesht
2 veze
150g sheqer
60g miell
vanilje

Për mbushjen:
200ml pana
1 kuti e vogel me recel kajsie dhe mimoza

Përgatitja:
Rrahim sheqerin me te verdhat e vezeve. Pastaj rrahim te bardhat duke e bere si shkume e qendrushme, i bashkojme dy masat bashke duke shtuar dhe miellin niseshten dhe esencen e vaniljes sapo te behet nje mase homogjene e hedhim ne tave me permasa 20-25 dhe e pjekim per 25 min.
Pasi eshte pjekur e heqim nga tava me ndihmen e unazes se taves na ndihmon qe kjo te mos na prishet. E presim ne tre shtesa dhe pjesen e mezit e thermojme ose e bejme kubik. Ne zjarr bejme kremin e pasticerise duke perzier vezet sheqerin miellin dhe qumeshtin dhe e leme te trashet derisa te dalin bulezat e para. Kete e perziejme me panen e rrahur.

Marrim pjesen e pare te paneapanjea duke e zbutur me lengun e kajsive dhe e lyejme me masen e pergatitur dhe i hedhim disa copa kajsie brenda vendosim pjesen tjeter te panespanjes duke e lyer te gjithen me masen e kremit dhe lart i hedhim copezat e panespanjes e zbukurojme me recelin dhe mimozat. Ju befte mire!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKek me Qumësht të Kondensuar
Artikulli tjetërTorte me Reqel Fiku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu