Përbërësit:
8 biskota oreo, 2 lugë gjalpë.
Për kremin:
250 ml ajkë e ëmbël, 100 gr Krem djathi(cheese cake), 3 lugë sheqer pluhur, 6 biskota oreo.
Përgatitja:
Shtypim biskotat oreo, shtojmë 2 lugë gjalpë të shkrirë, masen përziejmë mirë, pastaj e shtrijmë në tavë, dhe e shtypim mirë me lugë, në këtë mënyrë masa ngurtësohet.
Ajkën e ëmbël e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë masë kremoze.
Në një enë tjetër vendosim kremin nga djathi, pastaj shtojmë sheqer pluhurin dhe lëngun e vanilles, masen e përziejmë mirë mikser, pastaj e shtojmë tek ena me kremin nga ajka.
Masat i përziejmë bashkë prapë me mikser, derisa të krijojmë masë homogjene.
Marim biskoata oreo dhe i coptojmë me duar, copat i shtojmë tek ena me kremin e përgaditur, pastaj i përziejmë mirë me anë të lugës.
Kremin e përgaditur e hedhim sipër petës që kemi të shtrirë në tavë, në fundë për dekor mundë të shtojmë sipër copëza të prera të biskotave oreo.
Torten e përgaditur e vendosim në frigorifer dhe e lëm të qëndrojë përafërsishtë 2 orë, derisa kremi të bëhët i dendur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.