ADVERTISEMENT
Përbërësit:
- 1 gotë bollgur (200g)
- 1 gotë kefir, jogurt i hollë (250ml)
- 100g kokos
- 150g sheqer
- 100g vaj kokosi apo gjalpë të zakonshme
- 2 vezë
- 1 lugë sodë të bukëve
Përgatitja:
Në një enë hedhim 200g bollgur (semolinë), pastaj shtojmë jogurtin. Dhe i përziejmë mirë.
Në një enë tjetër hedhim vajin e kokosit dhe sheqerin, i përziejmë mirë, pastaj thyejmë dy vezë sipër, dhe vazhdojmë përzierjen.
Masën e parë, pra bollgurin dhe jogurtin i hedhim sipër masës së dytë, dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Shtojmë kokosin dhe sodën e bukës. I përziejmë derisa të fitojmë një masë homogjene.
Përgatitjen e hedhim në një enë xhami, dhe e vendosim në furrë në temperaturë 175 gradë Celsius për 40 minuta.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.