Përbërësit për brum:
6 vezë,
170 gr arra të bluara,
170 gr sheqer pluhur,
170 gr çokollatë pluhur,
170 gr gjalpë,
2 lugë miell.
Glazura:
100 gr çokollatë,100 gr gjalpë.
Pergatitja:
Tundet gjalpi i zbutur.Shtohen të verdhat e vezëve, sheqeri,çokollata,arrat dhe mielli.Tunden të bardhat e vezëve gjersa të fryhen,pastaj shtohen duke i përzier me lugë. Masa derdhet në kallëp në formë zemre,në mungesë, në kallëp për tortë,e pasi të piqet pritet në formë zemre.Torta piqet në furrë me temperature 170* C për afro 35min.Në furrë qëndron gjersa të ftohet.
Glazura:
Shkrihet gjalpi.Në gjalpë të nxehtë shtohet çokollata e cila përzihet vazhdimisht gjersa të fitohet masë e njëllojtë.Hidhet mbi torte të ftohur duke e lyer atë mbi dhe anash. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.