Përbërësit:
10 të bardha të vesë,
17 luge sheqer,
100gr kikirika te bluar,
100gr lajthia te pjekura te bluara,
1 luge vaj,
Luge miell,
2 luge kakao,
1 pluhur për pjekje.
Kremi:
10 te verdha te vezes,
100gr çokollatë e bardhë,
2 te vogla çokollatë snickers,
200gr sheqer,
200gr margarinë,
200gr kikirika te grire imet.
Glazura:
500ml ajkë e ëmbël,
300gr çokollatë.
Përgatitja:
Perzijme te bardhat e vezes derisa te behet nje shkume e forte.
Shtojme sheqerin dhe perziejme dhe me pas shtojme vajin.
Ne nje ene te madhe perzijme lajthite e bluara, kikiriket e bluar, miellin e perzier me pluhurin per pjekje, dhe kakaon.
Ne kete mase shtojme shkumen nga te bardhat e vezes dhe perzijme derisa te behet nje mase homogjene.
Masen e qesim ne kallep te mbuluar me leter per pjekje dhe pjekim ne 180 grade per 25 minuta.
Per kremin perziejme te verdhat e vezes me sheqerin dhe ziejme mbi avull, shtojme cokollatene bardhe te coptuar dhe largojme nga zjarri.
Perzijme derisa te shkrihet cokollata e bardhe dhe shtojme cokollatat e vogla snickers, por mundet edhe pa to.
Kremin e qesim persiper pandispanjes te pjekur dhe te ftohur.
Pasi te ftohet pak kremi shtojme glazuren.
Ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje, shtojem cokollaten e coptuar dhe qesim persiepr embelsires.
Ju befte mire!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.