Torte Solemne

spot_imgspot_img

Përbërësit për brumë: 
10 vezë
200 gr miell
280 gr sheqer
2 limonë

Përbërësit për krem:
250 gr sheqer pluhur
250 gr gjalpë
40 gr miell
250 ml qumësht

Përbërësit për kremin e dytë: 
90 gr sheqer
100 gr bajame
1 lugë niseshte
150 ml qumësht

Përgatitja:
Thyejmë 7 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të bardhat i hedhim në enën për përzierje dhe i rrahim me mikser. Shtojmë 280 gr sheqer pluhur dhe i rrahim me mikser, derisa të fitojmë një krem pana të fortë. Pastaj, në enë i shtojmë të verdhat. I shtrydhim limonët dhe lëngun e hedhim në enë.
Përziejmë me lugë dhe gradualisht shtojmë 200 gr miell. Përziejmë, derisa të bashkohet masa. Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për tortë. Kallëpin e vëmë në furrë.
Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në enën me 40 gr miell, gradualisht hedhim 100 ml qumësht, duke përzier me tel kuzhine. Qumështin e mbetur e hedhim në tenxhere në zjarr. Duke përzier me tel, në tenxhere e shtojmë miellin e zbutur. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, e heqim tenxheren nga zjarri. E lëmë kremin të ftohet.
Në tenxhere tjetër në zjarr hedhim 90 gr sheqer. Ziejmë 150 ml qumësht. Duke e përzier sheqerin me lugë, në tenxheren me sheqerin e karamelizuar e shtojmë qumështin e valuar.
Thyejmë 3 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën për përzierje dhe i rrahim me mikser. Shtojmë 100 gr sheqer, gradualisht e shtojmë niseshten dhe i rrahim, derisa të bashkohet masa.
Tenxheren me sheqerin e djegur dhe qumështin e heqim nga zjarri dhe e shtojmë në të masën me të verdhat e vezës dhe niseshtenë e rrahim me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene. Tenxheren e kthejmë në zjarr dhe, duke përzier me lugë, e ziejmë për një kohë të shkurtër. E lëmë kremin të ftohet.
Pandispanjën e pjekur e heqim nga kallëpi dhe e presim në 3 copë të njëjta. Gjalpin dhe 250 gr sheqer pluhur i rrahim me mikser. E shtojmë kremin me qumësht dhe e rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa. Nga kremi vëmë në copën e parë të pandispanjës. E vëmë copën e dytë të pandispanjës dhe e lyejmë me krem. E vëmë copën e tretë të pandispanjës. E lyejmë tërë tortën me krem.
Në tenxheren me kremin me sheqer të djegur i shtojmë bajamet e thërrmuara. Edhe këtë krem e hedhim sipër tortës. Në skajet e tortës solemne hedhim çokollatë të grirë./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu