Përbërësit:
1 liter qumesht
4 pudinga vanile
1 margarin
330 gr sheqer
200 gr kokos
200 gr arra te coptuara
200 gr biskota te bluara
1 qese shllag ose 150 ml ajke e embel
Përgatitja:
Shume shpejte dhe shijshem. Se pari zihen pudingat me 1 liter qumesht. Ne kete mase qesim margarine te rrahur me sheqer derisa te shkumezoj dhe e perziejme me pudingun. Kete mase e ndajme ne tri pjese te barabarta. Ne njeren pjese qesim biskotat dhe e perziejme mire. Ne tjetren qesim kokosin e ne tjetren arrat dhe i rendisim ne nje kallep katrore per emblesira jo shume te madh (varesisht sa deshirojme te jene shtresat e trasha) por me rendesi eshte te shtrihen mire. E mbi te tria shtresat qesim nje shllag te pergatitur sipas udhezimeve ne qese ose ajken e tundur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.