Përbërësit për kremin:
100 gr çokolatë
50 gr çokolatë e bardhë
2 lugë nisheste
250 ml qumësht
150 gr margarin
3 lugë sheqer pluhur
Përbërësit për petën:
300 gr keksa për tiramisu
200 ml qumësht
1 sheqer vanile
Përgatitja:
Përziejmë nishesten me 5 lugë qumësht.Pjesën tjetër e qesim të vlojë.KUr të vlojë e qesim nishesten e përzier me qumësht dhe e zijmë 1 minut.Pastaj e qesim çokoladën e coptuar dhe e përzijmë deri sa të shkrihet.E lejmë anash deri sa të ftohet.
Rrahim me mikser margarinën me sheqer pluhur,pastaj e përziejmë me masën e ftohur të përgatitur më parë.
I zhytim keksat në qumështin e përzier me vanil sheqer dhe i radhitim në tepsi të madhësisë 24cm.Përmbi i lyejmë me kremin e përgatitur.Pastaj qesim edhe një rend keksa dhe e lyejmë mirë me kremin e mbetur.Dekorojmë me çokoladë të grirë në rende.
/ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.