Tortë Toska

spot_imgspot_img

Përbërësit:
80gr bajame të grira,
140gr çokollatë për gatim,
5 vezë,
140gr gjalpë,
250gr sheqer,
50gr bukë e grirë,
20gr miell,
140gr sheqer pluhur,
4 vezë,
300gr lajthi të grira.

Përgatitja:
Thyejmë 5 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat e vezës i hedhim në enën për përzierje, ndërsa të bardhat në një enë anash. Në enën për përzierje e hedhim gjysmën e sheqerit dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri.
Të bardhat i rrahim me mikser dhe në enë e shtojmë sheqerin e mbetur. Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin.
Në enën për përzierje i shtojmë bajamet e grira dhe përziejmë me lugë. I shtojmë edhe lajthitë e grira, të bardhat e rrahura, bukën e grirë dhe miellin. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për tortë. E rrafshojmë sipërfaqen. Kallëpin e vëmë në furrë dhe pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 175 gradë.
Fillojmë me përgatitjen e kremit. E copëtojmë çokollatën dhe e shkrijmë në enë mbi avull.
Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe e rrahim me mikser.
E shtojmë sheqerin pluhur dhe pasi gjalpi fillon të shkumvzohet, shtojmë 4 vezë, një nga një. Në enë e shtojmë çokollatën e shkrirë të ftohur. I rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa.
Pandispanjën e pjekur e presim përgjysëm. Copën e poshtme e lyejmë me krem. E vëmë copën e dytë të pandispanjës. Me krem e lyejmë tërë tortën. Pjesët anësore të tortës i kalojmë në bajame të prera në fije. Kremin e mbetur e vëmë në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, e zbukurojmë tortën. Zbukurimin e perfundojmë me 8 kokrra lajthi. Tortën e presim në copë./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPishinger me Lajthi
Artikulli tjetërPortokaj te Mbushur

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu