Përbërësit:
- 4 portokaj
- 6 vezë
- 200 gr sheqer
- 2 lugë gjelle lëng limoni
- 1 lugë e mesme pluhur pjekurinash
- 280 gr bajame të bluara.
Përgatitja:
Ndizni furrën në 180 C.
Mbuloni portokajtë me ujë të ftohtë në një tenxhere. Lini të vlojë ngadalë për 1 orë. Kulloni dhe lërini të ftohen. Prisni në copëza të vogla, hiqni farat dhe bluani në processor ose blender. Shtoni vezët, sheqerin dhe lëngun e limonit. Procesoni edhe për 1 minutë dhe shtoni pluhurin për pjekje dhe bajamet e bluara. Pulsoni për të përzier.
Hidhni në një enë për pjekje të lyer me gjalpë dhe piqni për 50-60 minuta ose deri sa të marrë një ngjyrë ari.
Për të servuar, hidhni pak sheqer pluhur mbi ose lëkurë të grirë portokalli.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.