Përbërësit:
- 300 gr Petit beuro me kakao,
- 2 decilitra qumësht.
PËR KREM:
- 1 litër qumësht,
- 200 gr bollgur,
- 7 lugë sheqer,
- 2 sheqer vanilje,
- 4 te verdha te vezes.
PËR KREM:
- 1 litër qumësht,
- 2 puding vanilje,
- 7 lugë sheqer,
- 4 te verdha te vezes,
- 2 sheqer vanilje.
Hapat:
Në një tenxhere bashkohen qumështi, sheqeri dhe sheqer vanilja, qumështi zihet derisa të vlojë.
Pastaj shtohet bollguri dhe vazhdon zierja në temperaturë mesatare duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të trashët kremi.
Të bardhtë e vezës tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë, shtohen në kremin e nxehtë dhe përzihen ngadalë.
Për krem, në një enë bashkohen pluhuri për puding vanilje, 2 decilitra qumësht, sheqeri, të verdhët e vezëve dhe sheqer vanilje.
Qumështi i mbetur derdhet në tenxhere dhe vlohet, në qumështin e vluar shtohet përzierja e përgatitur dhe vazhdon zierja në temperaturë mesatare derisa të dendësohet.
Finalizimi, keksat ngjyhen në qumësht dhe me ta mbulohet fundi i tavës së thellë, pastaj mbi keksë shtrihet kremi dhe lihet të ftohet.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.