Përbërësit:
4 vezë, 4 luge sheqer, 4 luge miell, 1 luge vaj, 1 pluhur për pjekje.
KREMI 1:
3 puding(1 vanilje+2 mjedre), 300 ml lëng mjedre, 500 ml ujë, 750 gr mjedra te fresketa ose te ngrira.
KREMI 2:
600 ml ajkëe embel (hoplla per embelsira), 200-300 ml ajkë e tharte(shmant).
Pergatitja:
Perzijme te bardhat e vezes me sheqerin derisa te behet shkume e forte,shtojme te verdhat nje nga nje,shtojme miellin e perzier me pluhurin per pjekje dhe pjekim ne kallep te lyer dhe mbuluar me leter per pjekje.
Pjekim ne 180 grade per 15-20 minuta.
Pluhurin e pudingave e perzijme me lengun e mjedrave,pastaj shtojme tek uji qe vlone dhe shtojme pak sheqer.
Pasi te trashet pudinga,shtojme mjedrat dhe ziejme edhe per `1-2 minuta dhe ashtu te ngrohte e qesim persiper pandispanjes se pjekur dhe te ftohur.
Tundim ajken e embel derisa te behet shkume e forte,shtojme me pas ajkene tharte dhe perzijejme me mixer ngadale ose me luge.
Kremin e bardhe nga ajkat e qesim siper kremit me mjedra I cili tashme eshte I ftohur dhe persiper qesim nje shtrese biskota.
Dekorojme sipas deshires me ajke te embel,mente etj.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.