Torte Ylli

spot_imgspot_img

Përbërësit:
8 vezë,8 lugë sheqer,4 lugë miell,12 lugë lajthi të bluara,1 lugë kanellë ,lëvorja dhe lëngu i 1 limonit.

Glazura:
200 gr.sheqer pluhur,1 e bardhë veze,2 lugë konjak,zhele bonbone.

Përgatitja:
Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë.Shtohet sheqeri dhe masa tundet gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme.Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur edhe më tej së bashku.Hidhet gradualisht mielli i përzier me lajthi të bluara,lëvore e lëng limoni dhe kanellë.Përzihet me lugë që të mos bjer shkuma.Derdhet në tepsi me formë ylli të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Në mungesë të formës,hidhet në kallëp për tortë.Piqet në furrë të nxehtë me temp.160 gradë C për një orë.Ftohet në rrjet teli.Nëse nuk është pjekur në enë me formë,pritet në formë ylli me ndihmë të modelit të prerë nga letra.
E bardha e vesë tundet me sheqer pluhur dhe konjak,gjersa të fitohet një masë e bardhë dhe e derdhur.Me masën e bardhë lyhet mbi dhe anash.Anash hidhen lajthi të grimcuara,pastaj futet në furrë të vakët për 5 min.në mënyrë që glazura të forcohet.Zbukurohet me zhele bonbone./ Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTorte Shen Valentini
Artikulli tjetërKeks Torte

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu