Perbersit:
1 gotë jogurt
1 gotë vaj vegjetal
1 gotë bollgur
1 vezë
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
4 gota miell
PËR SHERBET
3 gota sheqer
2 gota ujë
1-2 pika lëng limoni.
Pergatitja:
Të gjithë përbërësit për brum i derdhni në një enë të thellë dhe i përzieni.
E ngjeshëni brumin dhe do ta përfitoni një brumë që nuk ngjitet në duar.
Nga brumi ndani copa të vogla, ia japni formën e zemrës me ndihmë të ndonjë vegle.
Zemrat e formuara i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180-190 gradë celsius derisa të skuqet.
Duke u pjekur tortet zemra e përgatisni sherbetin, sherbetin e lëni të ftohet.
Pas pjekjës të torteve ia derdhni shërbetin e ftohtë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.