TOTTENHAM RILIND | 3 fitore në 5 ndeshje, Conte: Duhet të tregohem i sinqertë me ju, por sonte…

spot_imgspot_img

Tottenhami i Antonio Contes mundi Brentfordin duke fituar 2-0 në javën e 14-të të Premier League. Autogoli i Canos në të 12′ dhe goli i Son në minutën e 65-të me një asistim të Reguilon vendosën sfidën…

Spurs në vendin e gjashtë në renditje me 22 pikë, Bletët në vendin e dymbëdhjetë me 16. Fitorja e tretë në pesë ndeshje për trajnerin italian në krye të Tottenham.

“Duhet të jem i sinqertë duke ju thënë se ne kemi përfituar nga shtyrja e ndeshjes ndaj Burnley. Fakti që nuk luajtëm dhe ishim në gjendje të përqendrohemi duke punuar me njëri-tjetrin. Çdo moment të vetëm stërvitor që kemi, duhet të përpiqem ta shfrytëzoj për te përcjellë konceptet e mia për ekipin.

Kjo e sotme është një fitore e mirë kundër një skuadre tinëzare. Jam shumë i lumtur, veçanërisht që mbajta portën e pastër, por lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë: që ta shijojnë fitoren deri në mesnatë, që nga ai moment ne duhet të mendojmë për ndeshjen e fundjavës së ardhshme, duhet të jemi gati”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu