Përbërësit për torte:
- 5 vezë
- 1 gotë sheqer
- 1,5 gota miell
- 1 vanilje
Për sherbetin me qumësht:
- 2 gota qumësht
- 1 lugë sheqer
- 1 vanilje
- 1 Krem
Përmbi:
- 250 gr luleshtrydhe
- 2 lugë sheqer
- 1 lugë nisheste.
Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i përzieni me mikser derisa te përfitoni një masë homogjene, ia shtoni vaniljën, pluhur pjekjën, miellin dhe e vazhdoni përzierjën.
Glazurën e përfituar e derdhni tek ena e pjekjës dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të pjekët.
Për sherbetin me qumësht, qumështin, sheqerin, vaniljën dhe kremin e derdhim në një tenxhere për zierje.
Pas pjekjës së tortës, e bëmë me pirun dhe ia derdhim sherbetin e qumështit, luleshtrydhet i vendosim në blendar në një tenxhere e derdhim sheqer dhe nishestën në temperaturë mesatare derisa të përfitojmë një masë.
Kremin e përgatitur e derdhim përmbi trileçe dhe e vëmë në frigorifer për ftohje rreth 4-5 orë të qëndrojë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.