Përfaqësuesja e Katalunjës u rikthye në fushë pas rreth tre vitesh, këtë herë për një test miqësor përballë Xhamajkës, të cilin ia doli ta fitojë me rezultatin e thellë 6-0.
Të drejtuar nga trajneri Gerard Lopez, katalanët u udhëhoqën në fushë nga sulmuesi i Udineses, Deulofeu, i cili në debutimin absolut me këtë përfaqësuese, shënoi tre gola brenda pjesës së parë.
Më pas për katalanët shënuan edhe Marc Bartra, Jutgla e Puado, të cilët kompletuar goleadën miqësoren ndaj Xhamajkës.
Vlen të theksohet forma e mirë e Deulofeut, që mbylli një sezon fantastik edhe me Udinesen, duke shënuar 13 gola dhe dhënë 5 asiste, të mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
/ www.emathja.com
© 2022, Emathja.com. All rights reserved.