Trung Torte

spot_imgspot_img

Përbërësit:
150gr çokollate per gatim,
250gr miell,
500gr sheqer,
150gr niseshte,
500gr gjalpe,
8 veze,
250gr bajame te grira,
50gr çokollate e bardhe,
1 limon,
2 luge rum.

Përgatitja:
Vezet i thyejme dhe i ndajme te bardhat nga te verdhat.Te bardhat e vezes i veme ne nje ene te madhe e te thelle, ndersa te verdhat ne nje ene anash.
Ne enen per perzierje e veme gjalpin dhe sheqerin dhe i rrahim me mikser, pastaj ne ene e shtojme te verdhat e vezes, i rrahim derisa te shkrihet sheqeri.
  Edhe te bardhat e vezes i rrahim me mikser. Gjalpin dhe te verdhat e vezes te rrahura i veme ne nje tenxhere te thelle, i shtojme te bardhat e vezes te rrahura dhe i perziejme me luge. Pa e nderprere perzierjen, i shtojme bajamet e grira niseshten, miellin, levozhgen e limonit te grire ne rende dhe rumin. Perziejme,derisa te bashkohet masa.
 Brumin e veme ne kallep per pjekje, rrafshojme dhe kallepin e veme ne furre, pjekim 10 minuta ne temperature 200grade.
Mbi pandispanjen e pjekur veme nje shtrese te re nga brumi., e rrafshojme dhe kallepin e kthejme ne furre, pjekim 10 minuta ne temperature 200 grade.
 E nxjerrim kallepin nga furra, hedhim nje shtrese nga brumi dhe e rrafshojme, kallepin e kthejme ne furre. Pas 10 minuta, kallepin e nxjerrim nga furra. Qokollaten per gatim e thyejme ne cope dhe e veme te shkrihet mbi avull. Enen me çokollaten e shkrire e heqim nga zjarri dhe ne avull veme ne nje ene tjeter me çokollate e bardhe. Ne enen ne zjarr hedhim pak vaj, qe qokollata te fitoje shkelqim.
 Me çokollaten per gatim te shkrire dhe te ftohur e lyejme tere siperfaqen e pandispanjes. Qokollaten e bardhe te shkrire dhe te ftohur e mbushim ne nje fishek. Me ndihme te fishekut me çokollaten e bardhe ne torte vizatojme rrathe koncentrike. Me ndihmen e kruarses se dhembeve, çokollaten e e bardhe e bejme ne forme te rrjetit te merimanges.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakEmbelsire me Rum
Artikulli tjetërEmbelsirë Ruse e Vitit të Ri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu