“U duket vetja të veçantë duke qenë futbollistë normalë…” SHPËRTHEN STEFANO PIOLI

spot_imgspot_img

Duke folur në kanalet zyrtare të klubit, Stefano Pioli foli për punën në Milanello dhe ndihmën e bashkëpunëtorëve:

“Dua propozime, ide, por pastaj vendos. Por unë dua propozime, veçanërisht nëse ato janë të ndryshme nga të miat, sepse ato mund të çojnë në disa rezultate më të mira.

Gjëja që më pëlqen më shumë për momentin është të përgatis strategjinë së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe të shoh se çfarë më sjellin, të shoh se çfarë do të bëjnë dhe më pas t’i bashkoj të gjitha dhe të marr një vendim përfundimtar.

Më pëlqen më shumë kur vendimet e mia dalin të drejta (qesh), por më ka ndodhur që të them “kishe të drejtë, mirë bëmë ashtu siç e kishe menduar”.

E rëndësishme është të bësh një propozim, do të thotë punë, përgatitje, pasion, dëshirë për të dhënë një kontribut”

“Luajmë shumë ndeshje dhe nuk arrij kurrë të pushoj, përveç se ditët kur janë kombëtaret. Gruaja shpesh më thotë: Flas, por t’i nuk më dëgjon! Ndodh sepse e kam mendjen te fusha…

“Nuk është e vështirë të menaxhosh kampionët. Futbollistë të tillë janë super inteligjentë dhe konkurrues, duke rritur nivelin e grupit.  Problemi lind kur futbollistë normalë i duket vetja të veçantë. Diferencën e bën zgjuarsia e njerëzve”

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu