Ai ka dy role por deri më tani nuk ka luajtur asnjë, në fillimin e komplikuar të sezonit të Juventusit.
Massimiliano Allegri ka shpenzuar në më shumë se një rast fjalë mjalti për Kaio Jorge, sulmues brazilian i lindur në vitin 2002, i cili iu bashkua te Juventusit nga Santos.
Një bast me kosto të ulët, në të cilin ata besojnë shumë. Pavarësisht vlerësimit të treguar nga trajneri, megjithatë, i riu ka luajtur me pikatore. Edhe në momentet kur shokët e tij kanë luftuar më së shumti para portës.
Vetëm 35 minuta në fushë. Sot temë diskutimi është një talent akoma më i ri, ai i Matias Soulé, i sapothirrur nga Argjentina.
Ndonëse vjen nga kampionati brazilian, Kaio Jorge ka një cv shumë të ndryshme: sezonin e fundit luajti 28 ndeshje me klubin Paulista, duke gjetur tetë herë rrugën e rrjetës.
Ai është shumë i ri, por një hap përpara. Duke pasur parasysh konsideratën e Allegrit, mbetet vetëm një pyetje: pse të mos luajë më shumë? Ai mund të bëjë sulmuesin e parë ose të dytë: Juve nuk e ka Kean në dispozicion për momentin, ndërsa Morata vazhdon te vuaje.
Nuk duhet të jetë e vështirë të gjesh hapësirë ne kete situate! Por, Allegri nuk guxon…
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.