VIDEO/ Fanatics “pushtojnë” edhe sallën e basketbollit, tifozët dhe lojtarët bëhen një pas triumfit në derbi

spot_imgspot_img

Të mërkurën, u luajt derbi i kryeqytetit në basketboll mes Tiranës dhe Partizanit. Në fund ata që triumfuan ishin bardheblutë duke dominuar ndaj rivalëve me shifrat 87-70. Ajo që bëri më shumë përshtypje në sallën e Fahrie Hotit ishte prezenca e tifogrupit “Tirona Fanatics”, të cilët këtë herë nga shkallët e stadiumit, kishin vendosur të ndiznin atmosferën edhe në ndeshjen e basketbollit.

E shumtë në numër, tifozeria bardheblu ishte një shtysë e madhe për basketbollistët në parket, ndërsa këta të fundit nukim nguruan edhe t’i bashkoheshin festës së tyre në fund të sfidës. Madje, për një moment kapiteni i ekipit të Tiranës, Redi Vogli u shndërrua në numrin një të ultrasve, duke risjellë në memorie edhe Gentian Muçën, i cili para disa sezoneve pas ndeshjes Tirana-Partizani, ekzaltoi të pranishmit në Selman Stermasi.
{“videoid”:”1639655226984″,”type”:1,”ratio”:0.75}

/ www.emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu