Vllaznia humb “motorin” e mesfushës, ja ku pritet të transferohet

spot_imgspot_img

Pas 8 sezonesh me skuadrën e parë të Vllaznisë, ku ka qenë një titullar i padiskutueshëm, Ardit Krymi do të largohet nga Vllaznia në fund të këtij sezoni, teksa burime për SuperSport kanë konfirmuar më shumë detaje.

Mesfushori shkatërrues duket se ka zgjedhur Kazakistanin për të vijuar karrierën, teksa pritet t’i bashkohet skuadrës së Shakhtar Karagandyt me parametra zero, pasi i skadon kontrata me Vllazninë në fund të sezonit.

Tashmë 26-vjeçar, Krymi do të luajë kështu tre ndeshjet e fundit me fanellën kuqeblu, për të nisur më pas një aventurë të re, te parën e tij jashtë vendit.

Ardit Krymi numëron 235 ndeshje me fanellën e Vllaznisë, ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar po kaq të tjerë, si dhe numëron plot 66 kartonë të verdhë e 5 të kuq.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu