Vetëm pak orë pas marrëveshjes për shitjen e tij te New England Revolution, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni ka bërë prezantimin në klubin e ri dhe ka shpjeguar arsyet që zgjodhi transferimin në MLS-në amerikane.
Vrioni u shpreh se ka parë shumë të rinj që janë zhvilluar e rritur në kampionatin amerikan të futbollit dhe se pikërisht për këtë arsye zgjodhi transferimin në MLS, teksa tha se mezi pret të takojë shokët e tij.
“Jam shumë entuziast që nis këtë kapitull të ri të karrierës time sportive në Boston, te New Englant Revolution, në MLS-në amerikane. Kam parë shumë lojtarë të talentuar europianë, të vijnë e të zhvillohen këtu në MLS, ndaj për këtë motiv vendosa që të bëj edhe unë një hap të ngjashëm në karrierën time. Mezi pres të takoj të gjithë shokët e mi të rinj të skuadrës, trajnerët dhe tifozët e New Englant Revolution”, u shpreh Vrioni.
/ www.emathja.com
© 2022, Emathja.com. All rights reserved.