Wanda Nara-Icardi dhe gjestet sekrete në intervistë: Mauro ishte i terrorizuar…

spot_imgspot_img

Është rikthyer qetësia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit. Ose kështu duket. Në Argjentinë, shumë besojnë se të dy kanë gënjyer për ndjenjat e tyre të vërteta. Në disa programe televizive u analizua gjuha e përballjes së Wandës dhe Icardit gjatë intervistës me Susana Gimenez. Mesa duket lojtari dukej shumë i kontrolluar, ndoshta shumë.

“Ai i ka mbuluar me duar pjesët intime dhe kjo ndodh kur je në një situatë shqetësimi apo rreziku, – ka shpjeguar eksperti. – Kur ai flet, Wanda ndalon së shikuari momentin vendimtar dhe fokusohet te pijet… Wandës nuk i intereson çfarë thotë Mauro, sepse ajo tashmë e di se çfarë do të thotë.

Ajo nuk i beson Mauros. Kur ai vjen dhe e puth, ajo nuk e prek. Kur ai thotë se gjërat janë përmbyllur, në atë moment Wanda i prek qafën dhe mbrohet. Ky është gjest mosbesimi. Kur nuk i besojmë asaj që një person përballë na thotë, zakonisht ne prekim qafën, në shenjë mosbesimi, sepse ndihemi të pambrojtur, – shtoi specialisti.

– Mauro mendohet kur ulet. Në dhjetë sekonda ai ulet në karrigen pesë. Një paqëndrueshmëri, frikë… Mauro Icardi la të kuptohej terrorin e të qenit aty, në atë intervistë”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu