Wenger, s’ka kthim pas për Botërorin çdo dy vite. Gati qendra e trajnimit në internet

spot_imgspot_img

Arsene Wenger, pa kthim. Ish-trajneri i Arsenalit rinis programin e tij të Kupës së Botës çdo dy vite, pavarësisht se Gianni Infantino u detyrua ta kundërshtojë, kur disa mbështetës të projektit ia kthyen shpinën idesë së një Botërori më shpesh se çdo 4 vite.

D-DAY – Në pritje të D-Day, duke folur së bashku me David Dein në një ngjarje speciale, siç raportohet nga “The Sun”, Wenger ka rikonfirmuar besimin e tij te projekti: “Kalendari është vendosur deri në vitin 2024 dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Futbolli duhet të ndryshojë, sepse ne kemi nevojë për një marrëdhënie më moderne midis angazhimeve ndërkombëtare dhe të klubeve.

Covid-19 vetëm theksoi një problem paraekzistues. Sot pothuajse të gjithë lojtarët që angazhohen në ekipet kombëtare luajnë edhe në ligat e Europës. Kjo do të thotë se kur kombëtaret kanë ndeshje, lojtarët detyrohen të udhëtojnë në të gjithë botën për të garuar në kualifikuese”.

ZHVILLIMI – Wenger, në rolin e tij si drejtuesi global i zhvillimit të futbollit të FIFA-s, ka nisur gjithashtu një qendër të re trajnimi në internet, e krijuar për të ofruar stërvitje nga baza në futbollin elitar. Dhe ëndrra është që qasja ndaj këtij sporti të jetë e aksesueshme në çdo cep të botës. “Në Angli dhe Evropë ka infrastrukturë që ju lejojnë të luani futboll në një nivel të lartë. Megjithatë, pjesa tjetër e botës meriton të ketë mundësi.

Ne duam të edukojmë të gjitha vendet. Cilësia e garës dhe përgatitja për lojtarët e rinj të jetë më homogjene. Ne duam të ndryshojmë. Në këtë kuptim mendoj se është e drejtë të japim më shumë mundësi për rritje dhe zhvillim. Kjo është arsyeja pse më lindi ideja e një Botërori çdo dy vite. Unë ende kam besim të madh te ky projekt, por nuk do të varet vetëm nga unë. FIFA ka 211 federata që e përbëjnë atë, zgjedhja u takon atyre”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu