Xherdan Shaqiri kërcënon Italinë: “Ndeshja e vitit, por mos mendoni se vijmë për t’u mbrojtur! Mbi mungesat…

spot_imgspot_img

Ne konferencën për shtyp para Itali-Zvicër, Xherdan Shaqiri, sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, paralajmeron nje ndeshje te madhe nga ekipi helvet…

Cilat janë ndjenjat tuaja? A do të jetë ndryshe nga gara në korrik ne Europian?
“Sot vij këtu me një ndjenjë ndryshe pozitive në krahasim me kampionatin europian. Viti i ri, trajner i ri, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe duam të tregojmë një reagim për ndeshjen e korrikut dhe të rikuperojmë krenarinë e humbur në krahasim me garën në kampionatin evropian”.

Mungesat janë të shumta, si reaguat si kapiten?
“Është futboll, lëndimet janë pjesë e futbollit. Duhet të dish t’i pranosh, kemi lëndime që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre për një kohë të gjatë. Ky është futbolli, lëndimet gjithashtu u japin mundësi lojtarëve të tjerë të luajnë dhe të gjithë do të përpiqen të ndihmojnë ekipin.

Të njëjtin problem ka edhe Italia, ne duhet të bëjmë më të mirën në bazë të mundësive që kemi dhe të ndihmojmë sa më shumë ata që kanë luajtur më pak në këtë kontekst. Të rinjtë luajnë me gëzim, dëshirë për të shkuar në fushë.

Qëllimi do të jetë të mposhtim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne. Ne kemi ardhur këtu ne Itali jo për t’u mbyllur në mbrojtje, por për të mërzitur kundërshtarët tanë me një taktikë të menduar mirë”

Si i keni ndihmuar të rinjtë këto ditë?
“Të rinjtë trajtohen pak më ndryshe në vitin 2021 se në të kaluarën, ndoshta ne ishim më të turpshëm ndërsa tani ata kanë më pak frikë të tregohen dhe të rrezikojnë. Cilësia e sektorit të të rinjve është rritur dhe ata tani janë në gjendje të përballojnë presionin. Por ne të gjithë kemi eufori, jo vetëm lojtarët e rinj por edhe lojtarët më me përvojë…”

Sa e rëndësishme do të jetë gara e nesërme?
“Për ne do të jetë gara e vitit, do të ishte sensacion të fitonim. Ata janë padyshim favoritë, kanë një cilësi të mahnitshme. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, do të duhet të japim maksimumin.”

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu