ZYRTARE | Merr fund një epokë 15 vjeçare te Uruguaji!

spot_imgspot_img

Pas gati një jete në stolin e Uruguajit, profesori Oscar Tabarez nuk do të jetë më në krye të kësaj kombëtareje…

78-vjeçari qëndronte në stolin e kombëtares latine prej vitit 2006, ndërkohë ka qenë trajner i dy herë kampionëve të botës edhe në vitet 1988-1990.

Gjithçka ka ardhur nga rezultatet e fundit për Uruguajin, të cilat kanë qenë zhgënjyese. Në fakt, bilanci flet për 1 barazim dhe 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit.

Humbja 3-0 në Bolivi ka rezultuar fatale për “mjeshtrin” dhe stafin e tij teknik.

Uruguai renditet në vend të shtatë në grupin e Amerikës Latinë, duke rrezikuar seriozisht kualifikimin në Botërorin Katar 2022.

Trajneri uruguaian udhëhoqi kombëtaren e tij drejt fitimit të Kupës së Amerikës në vitin 2011, ndërsa një vit më parë dërgoi Uruguain në gjysmëfinalet e Botërorit Afrika e Jugut 2010.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu