Zyrtare/ Nga Egnatia në Kazakistan, aventurë e re për Demir Imerin

spot_imgspot_img

Demir Imeri është transferuar në Kazakistan. 26-vjeçari nga Kërçova ishte pjesë e Egnatias sezonin e fundit, ekip me të cilin shënoi pesë gola në 39 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Sulmuesi i djathtë veshi edhe fanellën e Vllaznisë në sezonin ‘20/21, duke ia dalë të fitojë Kupën e Shqipërisë me ekipin shkodran. Imeri ka firmosur me Atyrau, ekipin që garon në elitën e futbollit kazak.

Klubi kazak ka prezantuar lojtarin shqiptar në faqen zyrtare, aty ku i uron mirëseardhjen. Imeri ka luajtur më parë edhe me Kamzën në Superiore, teksa ka provuar aventura në Maqedoninë e Veriut, Ukrainë, Finlandë dhe Maltë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu