AMD ishte kompania e parë që solli çipet e para AI për laptopët x86 me NPU për të përshpejtuar proceset AI.
Tashmë në CES 2024 bëri të njëjtën gjë për desktopët. Procesorët e fundit të kompanisë Ryzen 8000G të cilët debutuan ditën e sotme në Las Vegas, janë pionerë të NPU-ve për desktopët.
Dhe mbi të gjitha kompania pretendon se grafikat Radeon 700M janë ndër më të shpejtat vendosur ndonjëherë në një çip desktop.
Ndërsa Ryzen 8000G nuk janë procesorët më të fuqishëm desktop të AMD – duke qenë se Ryzen 7700X ofron frekuencë më të lartë, numër bërthamash dhe cache – AMD thotë se procesorët e rinj janë joshës për gamerat që duan të ndërtojnë sisteme buxhetore gaming.
Modeli më i fuqishëm është Ryzen 7 8700G, një çip me tetë bërthama që operon në frekuencë bazë prej 4.2Ghz dhe maksimale prej 5.1Ghz dhe ka grafikat e integruara Radeon 780M.
Sipas AMD, procesori prodhon 90fps në Baldur’s Gate 3 në 1080p në konfigurimin më të ulët. Sipas testimeve të AMD, 8700G është 4 herë më i shpejtë sesa grafikat e integruara UHD 770 të Core i7-14700K.
Përfshirja e NPU e bën akoma më unik këtë procesor ku përdoruesit përfitojnë më shumë performancë në proceset AI. Aktualisht funksionon me Adobe dhe DaVinci si dhe mund të mjegullojë sfondin në video thirrje.
NPU-të janë më të joshëse për laptopët duke ulur konsumin e energjisë. Duke folur për akseleratorët AI, AMD gjithashtu tha se çipet e reja mobile Ryzen 8040 janë më të shpejta në AI sesa procesorët e fundit Meteor Lake të Intel.
AMD thotë se Ryzen 7 8840U është 80 përqind më i shpejtë sesa Core Ultra 7 155H në Deplabv3 dhe 43 përqind më i shpejtë në Yolov8.
Së fundi AMD prezantoi edhe disa çipe të reja për arkitekturën AM4 nën linjën Ryzen 5000. Ryzen 7 5700X3D kushton 249 dollarë dhe ofron 100MB 3D V-Cache duke ofruar në 3Ghz frekuencë bazë dhe 4.1Ghz turbo.
/PCWorld Albanian
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.