Për të shmangur këtë, kushtojini vëmendje mënyrës se si t’i përdorni ato artikuj siç duhet dhe në këtë mënyrë të zvogëloni mundësinë e një efekti të dëmshëm në shëndetin tuaj
Për të shmangur këtë, kushtojini vëmendje mënyrës se si t’i përdorni ato artikuj siç duhet dhe në këtë mënyrë të zvogëloni mundësinë e një efekti të dëmshëm në shëndetin tuaj.
SFUNGJERI I BANJËS. Sfungjerët janë një mjedis ideal për zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave që lehtë mund të shkaktojnë infeksion. Prandaj, zgjidhni sfungjerët e bërë nga fibra natyrale pasi ato përmbajnë enzima që kontrollojnë rritjen e baktereve. Pas çdo përdorimi lajeni mirë sfungjerin, shtrydhni ujin prej tij dhe kur të thahet ruajeni në një vend të thatë. Pas 30 ditësh përdorimi, zëvendësoni sfungjerin me një të ri.
FRESKUES AJRI. Kur ajri i thatë fillon të thajë lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, një freskues ajri ju sjell lehtësim të madh. Por nëse nuk e mirëmbani siç duhet, ai bëhet një terren pjellor për kërpudha të ndryshme patogjene që i shpërndajnë në ajër. Sigurohuni që të ndryshoni filtrat dhe ujin dhe mos e lini ujin e vendosur në freskues pas përdorimit, sepse myku grumbullohet në të. Zbrazeni plotësisht pajisjen dhe mbusheni me ujë menjëherë përpara përdorimit. Çdo tre ditë, pastroni me një furçë për të hequr çdo sediment të grumbulluar.
SHKOPINJ VESHËSH. Dylli që grumbullohet në vesh mbron pjesët e brendshme të ndjeshme të veshit nga papastërtitë, pluhuri dhe bakteret. Mjekët këshillojnë të mos e fusni shkopin në kanalin e veshit sepse në këtë mënyrë mund ta shtyni dyllin edhe më thellë në vesh. Në vend të një shkopi, përdorni pak pambuk dhe pastroni vetëm pjesën në hyrje të kanalit të veshit.
BLENDERI. Ju ndoshta e lani blenderin tuaj pas përdorimit, por shumica e njerëzve harrojnë të lajnë pjesën më të rëndësishme, unazën e gomës që mban tehun në vend. Sipas shumë studimeve, ajo pjesë e blenderit është një nga artikujt më të ndotur në kuzhinë dhe një burim i vërtetë bakteresh si Salmonella dhe Escherichia coli. Pas çdo përdorimi, duhet të çmontoni plotësisht blenderin dhe të lani mirë tehun dhe “unazën”.
SPATULAT E KUZHINËS PREJ GOME OSE SILIKONI. Shumica e spatulave që përdorim në përgatitjen e ëmbëlsirave kanë një “kokë” që mund të ndahet nga doreza. Gjatë përgatitjes, ushqimi hyn në të, vendoset dhe krijon një burim të shkëlqyer për zhvillimin e një shtrese bakteriale. Prandaj, pasi të keni bërë ëmbëlsira, mos harroni të ndani dorezën nga koka dhe t’i lani veçanërisht mirë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.