Ndërsa po diskutohen ndryshimet në ligjin e koncesioneve dhe partneritetit publik/privat, një temë e nxehtë debate mes deputetëve të opozitës e mazhorancës ka qenë edhe hetim i koncesioneve në Shëndetësi.
Ndërsa, parlamenti miratoi ngritjen e komisionit që do të hetojë dy prej këtyre koncesioneve, deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri akuzoi kolegët nga të dyja krahët se kanë rënë në heshtje për dy koncesionet e tjera, të Dializës dhe Laboratorëve, pa përmendur as ajo vetë emrin e njeriut me të cilin lidhen këto koncesione, atë të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan.
“Qytetarët shqiptarë do paguajnë dhjetëra milionë euro edhe këtë vit. 50 mln në shëndetësi për hatër të koncesioneve që janë në hetim nga drejtësia. Tani do them dy koncesione të tjera të cilat nuk e di pse s’po hetohet gjë. Dializa 9.7 mln dollar dhe koncesioni i laboratorëve 20 mln dollarë” -u shpreh Pampuri.
“Pyetja që mu adresua mua, është njësoj si pyetja që do bëj unë tani. I thash publikisht javës që shkoj me emra dhe mbiemra”-tha Braçe.
Dy koncesionet abuzive që janë lënë jashtë hetimit nga Rithemelimi I kushtojnë taksave të qytetarëve shqiptarë 28 milion euro në vit dhe janë gjetur me shkelje të shumta nga KLSH për moszbatim të kontratës dhe marrjen e parave për shërbime të pakryera.
Top Channel
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.