Çamçakëzi nuk është bërë për t’u ngrënë, por ka shumë njerëz që kanë gëlltitur një të tillë, kryesisht pa dashje. Paralajmërimi nga më të rriturit ka qenë gjithnjë i njëjtë: “Po gëlltite çamçakëz të ngjiten zorrët”.
E vërteta është sipas mjekëve, që me trupin e njeriut ajo që futet brenda do të dalë jashtë patjetër. Koha se kur ndodh kjo është diçka tjetër sepse sistemi tretës është i ndryshëm në çdo njeri. Mjekë që kryejnë ekzaminime shprehen se nuk kanë arritur asnjëherë të gjejnë çamçakëz që ka qëndruar më shumë se një javë në zorrë ose në stomak. Ata e krahasojnë çamçakëzin me çdo substancë tjetër ngjitëse që gjithsesi del nga trupi e patretur.
Përse s’duhet të gëlltisim çamçakëz? Përtypja e çamçakëzit nuk ka asnjë vlerë ushqimore ndaj ekspertët më në zë të mjekësisë janë të mendimit se duhet treguar kujdes. Nëse gëlltisni një çamçakëz, mund edhe të mbyteni, pasi mund t’ju kalojë keq, thonë ekspertët duke rekomanduar hedhjen e tij sapo shija humbet.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.