Çdo vit që dikush e kalon duke shkuar në shkollë apo universitet, rrit jetëgjatësinë, përderisa mosshkuarja në shkollë është po aq e rrezikshme sa pirja e duhanit dhe pirja e alkoolit, sipas një studimi të fundit sistematik që u bë duke analizuar direkt lidhshmërinë në mes të shkollimit dhe jetëgjatësisë, raporton “The Guardian”. Duke përdorur prova nga vendet e industrializuara si Britania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe shtete të tjera të zhvilluara si Kina e Brazili, është gjetur se një i rritur ka 2% më pak gjasa të vdesë nëse rregullisht shkon në shkollë.
Shkollimi fillor, i mesëm dhe i lartë ka dalë të jetë njëjtë sikur të jetosh një jetë të tërë duke u ushqyer shëndetshëm, duke zvogëluar mundësinë nga vdekja për 34% në krahasim me ata persona që nuk patën as shkollim bazik, sipas studimit që u publikua në gazetën “The Lancet Public Health”. Mosshkuarja në shkollë ka dalë të jetë po aq e rrezikshme sa pirja e pesë apo më shumë pijeve alkoolike në ditë, apo pirja e 10 cigareve në ditë për një dekadë me radhë. Studimi është bërë në mënyrë që të ketë prova të mjaftueshme për t’u thënë fëmijëve që të qëndrojnë në shkollë, pasi ekspertët po e konsiderojnë shkollimin si të shëndetshëm e si rezultat, shkollimi po e zgjat jetën.
Duke zgjatur shkollimin, ekspertët kanë thënë se zgjatet edhe jeta e cilësia e saj. Përderisa të mirat e shkollimit që ndikojnë në jetëgjatësi ka kohë që dihen, janë marrë parasysh rekomandimet e profesorëve të Universitetit Norvegjez për Shkencë e Teknologji, po ashtu edhe ata Universiteti i Washingtonit e Seattleit në SHBA, që kanë bërë kalkulimin e numrit të viteve si dhe lidhshmërinë që këto vite mund të kenë në zvogëlimin e mortalitetit.
Studimi ka gjetur përmirësim në cilësinë e jetës të atyre që kanë ndjekur shkollimin, si në shtete të varfra ashtu edhe në të pasura, pa dallim të gjinisë, klasës sociale apo demografike. “Shkollimi të ndihmon të krijosh shoqëri e rreth më të mirë. Të bën më të mirë në të gjeturit informacion të saktë dhe ta kuptosh më mirë atë. Përgjithësisht të ndihmon të bësh zgjedhje më të mirë rreth çdo gjëje në jetë”, ka thënë David Fench, asistent-drejtor në “Health Foundation”. Ai gjithashtu ka përmendur se rëndësia e shkollimit qëndron tek fakti se i ndihmon një personi të ndihet më i rëndësishëm dhe më i vlerësuar. Shkollimi sipas tij bëhet standard i të jetuarit mirë, të qenit i shëndetshëm e të jetosh më gjatë.
/ www.emathja.com
© 2024, EMATHJA. All rights reserved.